Greva e urisë e ish nëpunësve të administratës shtetërore ka hyrë në ditën e saj të nëntë ndërkohë që për disa prej grevistëve gjëndja shëndetësore është vështirësuar. Mëngjesin e sotëm ka lënë çadrën për të dytën herë Astrit Lika, ish punëonjës i mirëmbajtjes tek Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor Tiranë, pasi ka shfaqur ndërlikime me shëndetin.
Ndërkohë kryetarja e Shoqatës së të Larguarve nga
Puna, Nertila Qafzezi, në një dalje për mediat, tha se një sërë shoqatash po mbështesin grevën e tyre.
“Shoqata e të verbëreve Has mbështet grevën e
Sokol Ukperaj, duke e cilësuar
largimin e tij nga
puna si të padrejtë. Shoqata e Përfaqësuesve të Luftës së Kosovës mbështet kauzën e
Sokol Ukperaj për futjen e tij në grevë për
largimin e tij të padrejtë nga
puna. Mbështetja do të vazhdojë deri në rikthim të tij në punë. Kjo shoqatë vlerëson kontributin e tij ndaj popullit kosovar në luftën e Kosovës në vitin 1999. Thirrje të gjitha shoqatave për kauzën për të cilën
Ukperaj po flijohet. Këto janë disa nga shoqatat që mbështesin grevistin
Sokol Ukperaj, ndërsa greva jonë do të vazhdojë deri në rikthimin tonë në punë”, tha Qafzezi. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2014,
ora 11:54