Përkeqësohet ndjeshëm moti, bashkia thirrje qytetarëve të Vlorës
Shqipëria pritet që të përfshihet sërish këtë javë nga një mot me stuhi dhe reshje të dendura shiu.

Mbrëmjen e sotme, bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët për atë që pritet që të ndodhë duke filluar nga sonte, ndërsa u kërkon që të kenë kujdes maksimal.

“Te nderuar qytetare! Reshjet e shiut do të intensifikohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në këto akse.

Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje kërkojnë të jemi të kujdesshëm. Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë së Vlorës. Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja” mbyllet apeli. Stuhia e pak ditëve më parë u shoqërua me përmbytje nga jugu në veri të vendit.

Shtuar më 24/01/2021, ora 20:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori