Si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të vazhdueshme të shiut, disa fshatra në Gjirokatër kanë pasur
probleme me energjinë
elektrike.
Deri në orën 08.40 në bashkinë Këlcyrë është ndërprerë energjia në fshatrat Ballaban, Luarë, Podgoran, Seniçan dhe Malëshovë. Shkak është era e fortë dhe tokëzimi linjave.
Probleme ka dhe në Kurvelesh dhe Lopes të Teplenës.
Kujtojmë se mbetet ende i pezulluar lundrimi detar në Vlorë. Trageti i linjës Vlorë-Brindisi edhe sot nuk ka
lundruar në drejtim të Vlorës. Edhe anijet e peshkimit nuk janë lejuar të dalin në det.
Pr situata është normalizuar në zonën e Llogarasë pas problematikës se një dite më parë. Zona gjithsesi vuan mungesën e energjisë
elektrike prej ditës së djeshme për shkak të dëmtimeve në rrjet.
Shtuar më 13/11/2019,
ora 09:25