Përkeqësohet moti, breshëri shkakton dëme të mëdha në Librazhd
Moti i keq ka shkaktuar dëme të shumta në bujqësi në disa zona të Qarkut të Librazhdit

Përkeqësimi i papritur i motit u shoqërua me reshje të dendura, erë të fortë dhe breshër.

Trashësia e breshrit në disa fshatra malorë në Librazhd arriti nga 3­7 cm.

Nga moti i keq në njësinë administrative Polis i Librazhdit janë dëmtuar sipërfaqe të konsiderueshme me grurë e misër si dhe pemët frutore./Albeu.com/

Shtuar më 26/06/2016, ora 20:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori