Përkeqësimi i motit, pezullohet për tri ditë lundrimi në portin e Vlorës
Lundrimi i mjeteve të vogla detare në Vlorë, është pezulluar përgjatë 72 orëve të ardhshme si pasojë e përkeqësimit të motit.

Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike do të jetë në datën 30 dhjetor pas orës 22:00.

Njoftimi:

Lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë.

Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 72 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 27-28-29-30 dhjetor do të jetë si vijon era dhe deti në drejtimin jug-jugperëndim, forca 5-6bft brenda gjirit të Vlorës. Era dhe deti ne drejtimin jug-juglindje, forca 6-7bft 10-15m/s deri 7-8bft 15-20m/s jashtë.

Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike do të jetë në datën 30 dhjetor pas orës 22:00. Ndërkohë, është pezulluar lundrimi i mjeteve te vogla lundruese dhe ato te peshkimit.
Shtuar më 27/12/2020, ora 13:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori