Drejtoria e Përgjithshme
Detare ka nxjerrë një paralajmërim ku bën me dije se duke filluar nga pasditja e së enjtes, një ciklon pritet të godasë vendin dhe për këtë arsye
moti do të përkeqësohet në ditët në vijim duke sjellë dallgë dhe erë të fortë në
zonën e Jonit.
Autoriteti më i lartë detar iu bën thirrje të gjitha subjekteve
detare që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të
parandaluar çdo rrezik të mundshëm.
Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme
Detare:
“Si rezultat i krijimit të një cikloni, me era të fuqishme dhe reshje shiu , nga pasditja e datës 16 shtator 2020 deri më datën 19 shtator 2020
moti në
zonën e
Detit Jon në veri do të përkeqësohet.
Moti i përkeqësuar do të ketë në jug të Italisë do të vazhdojë në drejtim të lindjes më konkretisht në
zonën e Greqisë.
Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 60 milje në orë dhe lartësia e dallgës së
detit arrin në 5.5m dhe perioda 8 s . Ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë dhe që udhëtojnë në destinacion
zonën e
Detit Jon i Veriut, më konkretisht në
zonën e Italisë së Jugut dhe Greqisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe
parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit”
Shtuar më 16/09/2020,
ora 20:34