Kryetari i grupit parlamentar të PD Edi Paloka njoftoi sot bojkotin e opozitës në parlament për shkak të përjashtimit të ish-kryeministrit
Sali Berisha për 10 ditë nga Kuvendi.
"Bojkotojmë Kuvendin e Shqipërisë për aktin ndaj
Sali Berishës. Përjashtimi i tij është një akt i dhunshëm për të eliminuar opozitën. Për moralin e rrënuar të kryeministrit, Ilir Meta përjashtoi atë që citon, atë që thotë të vërtetën, atë që prish haremin e parlamentit.
Kryeministri Rama ka fyer jashtë çdo përfytyrimi e zakoni shqiptar, zonjat e pranishme në një tryezë të përbashkët.
Berisha e denoncoi këtë akt, ndaj dhe u dënua. I dënueshëm duhet të jetë Edi
Rama për deklaratat e tij. Kjo fundërrinë e politikës, siç e ka cilësuar Meta, ka quajtur prostitutë një gazetare kohë më parë.
Rama është kapur mat nga TV duke përdorur një fjalor që turpëron edhe horrat." u shpreh Paloka.
Berisha ka përdorur fjalët kurvë dhe prostitutë në drejtim të bashkëshortes së Ministrit të Mirëqenies sociale dhe të Rinisë Erion Veliaj, Ajola Xoxe, duke iu referuar siç u shpreh, fjalëve që
kryeministri Rama i ka drejtuar asaj. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2014,
ora 17:30