EMRAT/ U futën në liqen por nuk dolën më, kush janë 4 personat që dyshohen të mbytur

Babai me 2 djemtë e mitur dhe kushëriri i tyre dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Banjës në Gramsh.

Sipas familjarëve ato janë futur për t’u larë por nuk kanë dalë më, ndërsa polumbarët e RENEA, janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave të tyre.

Dyshohet se janë mbytur Arben Zogu 46 vjeç  dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu.

Gjithashtu dyshohet se është mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Gramsh/informacion paraprak

Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrëfikësit, ku ka rezultuar se:

Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Gjiihashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi
hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.