Përgjohej nga kolegët, oficeri kapet me 10 kg kanabis në makinë
Një efektiv policie është kapur mbrëmjen e së martës me 10 kg kanabis sativa në automjetin e tij.

Arrestimi i oficerit, Zef Mirashi erdhi nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe antidroga Shkodër. Mirashi e kishte futur në një thes lëndën narkotike.

Efektivi i moshësh rreth të 50-ve kishte kohë që mbahej nën vëzhgim nga kolegët e tij. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2016, ora 08:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori