PERGJIMI/ Tahiri: Mos e rruaj k.. fare s'na plas trapi! Shefi i policisë: Jam ushtari yt
"Bild" publikoi sot dhjetë përgjime të tjera nga ajo që gazeta e quan blerja e votave në Dibër, por ndër to spikasin dy të tilla, siç është komunikimi i ish-minstrit Tahiri me vartësin e tij në krye të policisë së këtij rrethi dhe ajo e Ymer Lalës që takohet më Ramën.

Në fillim të bisëdës në përgjimin nr.2 është deputeti Qefalia, i cili flet, por më pas ia kalon telefonatën Saimir Tahirit. Ish-ministri falënderon Robert Agën punën e bërë në zgjedhjet e Dibrës. Ish-ministri i kalon Robert Agës në telefon, Ulsi Manjën, i cili i thotë se po shohin për të një pozicion pune më të lartë pune për të.

Pergjimi nr.3

Bert Aga: O shoku im si je?

Xhemal Qefalia: Ej jam në një tavolinë kështu, ku ke qejf me shku ti në Bulqizë?

Bert Aga: Po

Qefalia: A?

Bert Aga: Po

Xhemal Qefalia: Ok, hajt ciao.

Bert Aga: Kush thotë?

Xhemal Qefalia: Jemi këtu me Kryeministrin dhe ministrat

Bert Aga: Jo jo, unë ju garantoj t’ju jap çfarë t’ju dojë qejfi

Xhemal Qefalia: Se mos bimë atë Keshin aty. Si thua ti?

Bert Aga: Po mirë më

Xhemal Qefalia: Për kokën tate po, a do foto nga tavolina?

Bert Aga: Haj o burrë, jepja ndonjë dashnorje fotot.

Xhemal Qefalia: Pse e mbylle telefonin, ja ta qis pak ministrin ti flasësh se na çave trapin. (ktehet) ej o Saimir foli pak këtij shokut tim nga policia.

Sajmir Tahiri: Alo o Berto

Bert Aga: Mirmbrëma si je?

Saimir Tahiri: Nuk shkon kjo punë që më jep Xhemali telefonin mua të të falënderoj unë ty, nuk është në rregull…

Bert Aga: Jo, të lutem

Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon..

Bert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer

Saimir Tahiri: Megjithatë faleminderit shumë për angazhimin je i madh

Bert Aga: E kam detyrim

Saimir Tahiri: Dhe mos e rruj k*rin për ato që thonë ata se nuk na ha t*api ne për ata

Bert Aga: Unë jam ushtari jot

Saimir Tahiri: Ke të fala edhe nga Ulsiu, foli një çikë Ulsiut

Ulsi Manja: Ku je mo vëlla

Bert Aga: Si të shkon ty?

Ulsi Manja: Hiç më, me kryeministrin

Bert Aga: Ej, unë më duhet me shku pak atje

Ulsi Manja: Ku mo?

Bert Aga: Te Bulqiza

Ulsi Manja: Ne themi të shkosh për më lart o burrë

Bert Aga: Mir mir ju e dini, po e kam qejf atë

Ulsi Manja: tani do më dëgjiosh mua, do flasësh me Xhemalin sepse e kam shefin e Komisionit të Sigurisë, ne e bëjmë fjalën për më lartë e ët na duhesh për ndonjë gëj më të madhe se mua më duken gjëra të vogla ato o miku im

Bert Aga: Mirë mo, mirë

Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin koherent se atë kemi autorizu si kryetarë komisioni

Bert Aga: Xhemalin e kam pas vartës unë

Bert Aga: Xhemalin e kam pas vartës.

Ulsi Manja: Është anëtar i komisionit të sigurisë, i shef këto si kryetar i komisionit të sigurisë.

Bert Aga: Xhemalin e kam pas vartës.

Ulsi Manja: Ore është kryetar i Komisionit të Sigurisë. I shef këto. Dakord.

Bert Aga: Jam ushtar i Bertit thotë se Berit ka qenë komandat.

Ulsi Manja: Në rregull, hajde!

Bert Aga: Si e merr ministrin ashtu në telefon o…

Xhemal Qefalia: Je shoku im, mos tall k…me mua. A do të të qis Ramën të flasësh.

Bert Aga: Po le o vëlla tani.

Xhemal Qefalia: Mos na çaj bythën. Je shoku im apo jo?

Bert Aga: Unë ashtu kam qenë dhe do jem.
Shtuar më 19/06/2019, ora 23:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori