Përgjimi ndaj Xhafajt, Bardhi tregon çfarë deklaruan në prokurori
Pëlqej
Ka përfunduar pak më parë dhënia e dëshmisë së demokratëve Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me audiopërgjimin e vëllait të Fatmir Xhafajt.

Në dalje, këshilltari ligjor i demokratëve Gazmend Bardhi tha se ishin aty në cilësinë e personave që kishin dijeni për ngjarjen.


“Ne ishim në cilësinë e personave që kemi apo mund të japim të dhëna mbi hetimin që ka nisur prokuroria. Faktet dhe argumentet tona janë publike, jemi para një rasti të dokumentuar të abuzimit me pushtetin nga Xhafaj dhe qeveria për llogari të vëllaitministrit. Unë do të bashkëpunoj me organet e prokurorisë.

Ende nuk është marrë në pyetje ministri i Brendshëm, por edhe kryeministri i cili ka krijuar një alibi me një ekspertizë dhe thotë se zëri nuk është i vëllait i ministrit. Prokuroria duhet të kishte sekuestruar ekspertizën pasi kjo ndihmon dhe hetimet. Prokuroria duke të kishte sekuestruar materien e kryeministrit.

Kam një thirrje që Prokuroria t’i fusë hetimet në drejtimin duhur që e ngarkon ligji. Të ndëshkohen individët që merren me trafik droge", tha Bardhi duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2018, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori