Shkoi në spital i plagosur dhe tha se ishte rrëzuar, më pas “ndërroi mendje” dhe tregoi se e kishin qëlluar me armë: Çfarë gjeti policia?

Një 22-vjeçar që ditën e diel shkoi në spital i plagosur dhe tha se ishte rrëzuar, është penduar dhe më pas i ka treguar Policisë së Elbasanit që e kanë qëlluar me armë zjarri.

“22-vjeçari ka deklaruar se gjatë kohës që ka qenë duke drejtuar mjetin, e kishin qëlluar me armë zjarri nga një automjet i paidentifikuar, në autostradë, por pa përcaktuar një vend specifik. Nga veprimet hetimore dhe këqyrja e vendit të dyshuar të ngjarjes ka rezultuar se shtetasi D. K. ka dhënë deklarata të rreme përpara punonjësve të Policisë”, bëri me dije policia.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, janë gjetur dhe sekuestruar një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 22 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Kallëzimi i rremë” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”.

Ditën e djeshme është paraqitur i dëmtuar në spital shtetasi D. K., i cili fillimisht ka deklaruar se ishte dëmtuar në krah pasi ishte rrëzuar.

Më pas, 22-vjeçari ka deklaruar se gjatë kohës që ka qenë duke drejtuar mjetin, e kishin qëlluar me armë zjarri nga një automjet i paidentifikuar, në autostradë, por pa përcaktuar një vend specifik.

Nga veprimet hetimore dhe këqyrja e vendit të dyshuar të ngjarjes ka rezultuar se shtetasi D. K. ka dhënë deklarata të rreme përpara punonjësve të Policisë.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje.