PËRGJIMI/ "Jemi BOSS-at e vendit në Shqipëri"

Pëlqej
Në një tjetër përgjim në dosjen e grupit të vlonjatëve të perceptuar nga autoritetet italiane, ku ndër të tjera është përmendur shpesh edhe ministri Tahiri duket qartë që klani i Habilajve është tepër kompetent në territorin shqiptar.

Në janar 2017, autoritete italiane kanë përgjuar një bisedë tjetër mes Nezar Seitit dhe Maridian Sulajt, ku ata flasin se duhet të gjejnë 600 litra benzinë për të furnizuar skafin që do të shkonte nga Shqipëria në Italia në mënyrë që të ketë mjaftueshëm karburant për t'u rikthyer në vendin tonë.

Në bisedë e sipër, Seiti i thotë Sulajt se "personave që duhet t'u marrin karburantin janë pronarët e vendit ku do të bëhet zbarkimi i skafit (pronarët në kuptimin që zotërojnë territorin).

Albeu.com sjell pjesë nga përgjimi

Seiti: ..këta janë pronarët e vendit këtu...nuk është se po lodhen shumë...ja ç'bëjnë

Sulaj: Dreqi e marrtë..

Seiti: Janë si ne në Shqipëri...

Sulaj: ..normale..bravo..nuk angazhohen shumë...pse ti lodhesh kur je në Shqipëri? ...

Nezar: ..fare...merr punën dhe kaq...

Sulaj: Bravo..

Në një përgjim tjetër të disa ditëve me vonë, Seiti dhe Sulaj dëgjohen teksa një prej vëllezërve Habilaj i ankohet se nuk i kanë punët mirë me policinë, pasi tani nuk po i njoftojnë më për lëvizjet e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2017, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori