Përgjimi i fundit Cane-Gega
Pëlqej
Agron Cane dhe Elvira Gega janë ballafaquar me njëri-tjetrin përpara se ai të arrestohej në ambientet e policisë së Sarandës. Cane ka hyrë në një dhomë, ku është përgjuar me leje të gjykatës dhe biseda është përgjuar. 62- vjeçari ka kërkuar nga Elvira Gega që të tërheqë akuzën ndaj tij.

“Çfarë është kjo që më bëre?!Tërhiqe akuzën”, mësohet të ketë thënë Cane.

Po ashtu edhe Gega ka pohuar se Cane i ka thënë se çdo gjë që ka ndodhur të mbetej mes tyre.

“Më tha çfarë u bë , u bë, por të ngelet këtu. Mos më prish familjen, më tha”, citon gazeta “Panorama”.

Pas pak orësh, Agron Canes i është komunikuar masa e arrestit, me akuzën e ushtrimit të ndikimit të Paligjshëm.

Ndërkohë mësohet se Elvira Gega po qëndron vetëm në një banesë me qira, ndërsa fëmijët i ka dërguar në Shtëpinë e fëmijëve.

“E kënaqur nuk jam,por shpresoj që të vihet drejtësia në vend.Drejtësi jo vetëm për mua, por kjo që ndodhi me mua të jetë një mësim për shumë gra të tjera. Këtë që bëra, pra denoncimin, nuk e bëra për krenari. Nuk e bëra për të treguar që shihni se kush jam unë. Por e bëra për të mbrojtur në rradhë të parë familjen time. E bëra për të mbrojtur, siç i thonë, për t’u dhënë një kuptim të gjitha vajzave dhe grave që shkojnë në zyra kushdo e kujtdo qofshin ato zyra dhe bien pre e këtyre banaliteteve, them se do të marrin guximin një ditë dhe ato si unë të denoncojnë atë ç’ka ndodhur me jetën e tyre. Nuk ka se ku të shkojë më qartë se kaq”, shprehet ajo.
Shtuar më 21/08/2014, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori