PËRGJIMI/ Hajt mos e rruaj k... fare! Tahiri reagon pas fjalorit epik me vartësin
Ish-ministri Saimir Tahiri ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me përgjimet e djeshme të "Bild" ku është regjistruar duke folur me Drejtorin e Policisë së Dibrës Robert.

Ndërkohë që e përgëzon për angazhimin në zgjedhje, Tahiri i thotë atij që të "mos e rruajë k... fare se çfarë thonë ata të PD".

Reagimi i Tahirit
Një ditë pasi rezultoi i përfshirë në përgjimet e Bild, ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar përmes një statusi në facebook.

“Ndjese cdo qytetari per fjalorin aspak te pershtatshem qe u degjua ne nje bisede private ku merrja pjese. Shume nga keta qe bejne moral ne politike, media e portale, fjalorin e atille e shume me teper se aq e kane te shkruar ne balle ne vendime qeverise, ne akte publike a sjellje te perditshme, perseri c’u degjua prej meje nuk perputhet kerkund me vlerat qe duhet te tregojme, qofte edhe ne jeten a bisedat private.” Shkruan Tahiri.

“Perpos kesaj, biseda nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave, blerjene zgjedhjeve apo cdolloj manipulim tjeter, e po keshtu asnje veprim i imi, ne nje fushate si ajo e Dibres ku nuk kam marre pjese asnje dite, ne cilendo menyre. Perkundrazi, agresoret e atehershem me arme ne brez edhe ne zgjedhjet e Dibres, sot kane veshur lekure qingji e duan te te rrjepin te gjalle.Ndaj mos harro kurre! Ata qe bejne moral sot, te kane vrare shpirtin e trupin dje! Ata qe bertasin sot per moral, te kane vjedhur ne xhep dje. Ata dje e skuthat sot, duan ende te te vrasin shpirtin e te te vjedhin keq e me keq, bashke me te ardhmen e femijeve! Ndjese sinqerisht per fjalorin!” Përfundon Tahiri.

PERGJIMI I TAHIRIT
Biseda:

Shefi i Policisë: O shoku im, si je?

Xhemal Qefalia: Jam ul në një tavolinë. Ku ke qejf me shku ti, në Bulqizë?

Shefi i Policisë: Po

Qefalia: Ok, hajd ciao

Shefi i Policisë: Kush të thotë ty?

Qefalia: Jemi këtu me kryeministrin e ministrat

Shefi i Policisë: Jo, unë ju garantoj llaf sa tju dojë qejfi

Qefalia: Se do sjellim Arben Keshin aty, çfarë mendon?

Shefi i Policisë: Mirë

Qefalia: Të betohem. Do një foto nga tavolina?

Qefalia: Pse e mbylle? Prit të ta qis pak ministrin (Tahirin)

I flet Tahirit: Foli içik këtij shefit të komisariatit.

Saimir Tahiri: Alo o Bert! Mirëmbrëma, si je? ǒështë kjo? Më kalon telefonin Xhemali për të të falenderuar ty?! Nuk shkon kjo

Shefi i Policisë: Jooo

Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon

Shefi i Policisë: Sinqerisht më ka gënjyer

Saimir Tahiri: Megjithat faleminderit shumë për angazhimin. Je gjigand!

Shefi i Policisë: E kam detyrim

Saimir Tahiri: Edhe mos e rruaj k... ça thonë ata legena.

Shefi i Policisë: Unë jam ushtari jot

Saimir Tahiri: Hajde vlla

Qefalia: Të fala dhe nga Ulsi. Foli pak

Ulsi Manja: Ku je o vlla?

Shefi i Policisë: Si ja çon ti?

Ulsi Manja: Me kryeministrin...

Shefi i Policisë: Mua më duhet me shku içik andej...

Ulsi Manja: Ku?

Shefi i Policisë: Në Bulqizë, po u ndrru

Ulsi Manja: Ne mendojmë të shkosh ma nalt o burrë

Shefi i Policisë: Mirë mo mirë ju e dini më mirë, e kam qef

Ulsi Manja: Dëgjo mu, fol me Xhemalin se këtë e kam si shefin e komisionit të sigurisë. Ne duam të vish ma nalt, për ndonjë gjë më të madhe se mua Bulqiza më duket gjë e vogël.

Shefi i Policisë: Mirë vlla, mirë

Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin në korrent se këtë e kam autorizu si kryetar komisioni

Shefi i Policisë: Xhemalin e kam pas vartës

Ulsi Manja: Xhemali është te Komisioni i Sigurisë, shef

Shefi i Policisë: Ai thotë jam ushtar i Bertit, Berti ka qenë komandanti im

Ulsi Manja: Mirë, mirë

Xhemal Qefalia: Hajde vlla, mirupafshim

Shefi i Policisë: Mo mirë po si ma nxjerr ministrin ashtu në telefon, o k...

Xhemal Qefalia: Po unë të kam shokun tim, mos e rruj k... A do ti flasësh Ramës?

Shefi i Policisë: Po leje o vlla tashi.

Qefalia: A je shoku im? Mos e çaj bythën

Shefi i Poliisë: Kam qenë dhe do jem

Qefalia: Hajde vllai çiao

SHefi i Policisë: Hajd gjithë të mirat
Shtuar më 20/06/2019, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori