Përgjimi, ekspertizë nga SHBA dhe Britania
Ilir Meta - Dritan Prifti
Dy ekspertë të huaj, një britanik dhe një amerikan do të kryejnë verifikimin e videoregjistrimit të bisedës së përgjuar më 1 mars 2010 mes ish-zv/kryeministrit Ilir Meta dhe ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti.

Prokuroria e Përgjithshme tha se ka kërkuar ekspertizën e specialistëve të huaj për shkak të rëndësisë së çështjes.

Specialistët nga autoritetet e drejtësisë në SHBA dhe Britani, do të kryejnë ekspertimin e vërtetësisë së materialit dhe më pas do të shprehen me raport procedural në adresë të prokurorisë shqiptare.
Shtuar më 14/01/2011, ora 20:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori