PËRGJIMI "BOMBË": "Shefi i Madh" ndërhyri tek policia që t'i linin Habilajt rehat me lojërat e fatit
Pëlqej
Ndërkohë e gjithë vëmendja mbi akuzat ndaj Tahirit është fokusuar tek përgjimet e italianëve ndaj grupit të Habilajve ku flitet për përfitimet e një personi në Tiranë me emrin Saimir Tahiri, për të cilin autoritetet theksojnë se bëhet fjalë për ish-ministrin e Brendshëm, në dosjen hetimore ndodhet një tjetër fakt tronditës.

Autoritetet italiane kanë përgjuar një bisedë mes Moisi Habilajt dhe Florian Habilajt në tetor të vitit 2013, në të cilën ndër të tjera flitet edhe për një takim të këtij të fundit me një person që ata e quajnë "Shefi i Madh" në Tiranë, ku vëllai i Habilajve i shpreh shqetësimin se i kanë prishur punë në tregun e lojëravë të fatit, shkruan Albeu.com.

Gjatë bisedës së bërë më datë 6 tetor 2013 dëgjohet që personi i cilësuar si Shefi i Madh u ka thënë që të vazhdojnë e mos shqetësohen se do të merret ai me këtë çështje.

Nga verifikimet e bëra prej Albeu.com, rezulton se koha kur është bërë kjo bisedë korrespondon me aksionin e madh kundër lojërave të fatit të quajtur "Fundi i Marrëzisë".

Fiks në ato ditë, policia ka ndërhyrë në qytetin e Vlorës ku u tha se u shkatërruan rreth 200 makineta lojërash fati.

Pas kësaj periudhe, Policia u largua nga Vlora duke vijuar aksionin në qytete të tjera të vendit.

Përgjimi

Moisi : C’ thuhet tjetër?

Florian :Asgjë, dje mbrëma u nisa për në Tiranë dhe sapo mbërrita , këtu në Fier (qytet rreth 35-40 km larg vlorës)

Moisi Habilaj – Po c ne?

Florian : Më kërkoi ‘’shefi I madh’’

Moisi : Cfarë donte?

Florian : Asgjë, , për këto… për situatën

Moisi : Ah, fole kokë më kokë me të? ( fole ballë për ballë)

Florian : Po, me priti në 11.30, më paguan/ dërguan taksinë

Moisi : Po cfarë të tha?

Florian: Më tha, “” cfarë janë këto”… cfarë…. Si janë punët? I thashë ‘’ kështu kështu” ( nëkupton që I ka shpejguar gjithcka fill e për pe)

Moisi: Qe do të thotë?

Florian: I thashë që ne nuk… mos u dëshpëro / mos u shqetëso….. është cështje orësh ( në kuptimin që nuk zgjat shumë ), mos e mendo më gjatë

Moisi: Ah, po, por duhej t’i thoje që ne nuk kemi faj , këtë duhej t’I thoje

Florian: Po i a thashë që ne nuk… por hic…. Më tha: “ata e kanë bërë qëllimisht, që unë (shefi) t’I thërrisja, shpjegoi

Moisi : Po, .. edhe ne e kuptuam…. Nda nuk e shqetësuam (bezdisëm shefin)

Florian : Edhe ne e morëm vesh.. dhe më tha.. “ unë e thërrita dhe I thashë: nuk duhet të përfshiheshe ne lojërat e (cështje) fatit’’

Moisi :E kishte thirrur atë (nënkupton një person të tretë)?

Florian :E kishte thirrur ky? …. ‘’ shefi I madh’’ e kishte marë në tel… më dëgjon?

Moisi :Po, më thuaj , vëlla

Florian :E kishte marrë ne telefon dhe I kishte thënë se nuk duhet te ishte përfshirë (nenkupton ndoshta para’, kapitale të përbashkëta) në lojërat e fatit

Moisi :Po

Florian : Ai I ishte përgjigjur duke u justifikuar , jo këtej e jo andej…. “janë për të tjera gjëra (biznese, flet gjthm për para ) … “përsa i përket gjërave të tjera (në kuptimin për të ecur shpejt,’’… I kishte thënë (shefi) .-atë që ke për të bërë , bëje shpejt…

Moisi : Sepse ka humbur kohë… Po… e pastaj?

Florian :Asgjë, …. Ai kishte filluar të dridhej dhe kishte ulur zërin

Moisi : Blasfemi

Florian : megjithatë nuk duhet të shqetësohesh për asgj뒒- më tha në fund ( shefi)… ‘’shko dhe mos e vrit mendjen’’.
Shtuar më 21/10/2017, ora 16:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori