Përgjimet zbulojnë fuqinë e bandës shqiptare: Me më pak se 10 kg kokainë, nuk lëviz
Pas një super aksioni të organizuar nga policia italiane, janë shkatërruar tre gurpe kriminale të drejtuara nga shqiptarët, ku kreu i tyre ishte Xhevdet Plaku.

Nga kjo bandë në prangat e policsë italiane kanë rënë plotë 56 persona.

Banadat ishin aq të fuqishme sa shisnin edhe kokainë të një cilësie shumë të pastër.

Xhevdet Plaku, përdorte 25 emra të ndryshëm për të mos rënë "preh" e policisë, por kjo duket nuk ka mjaftuar.

Gjetja e tij ishte interesante po ashtu, pasi garkesave të tij me kokainë u vendoste emra markash të famshme luksi, si “Hermes” nga më e pastra dhe pastra shkallë-shkallë, “Lacoste”, “G4”, “Rolls royce” dhe “Play Boy”.

“Nuk është “Hermes”, por është e mirë,” thoshte një nga trafikantët e grupit të tij në reklamën që i bënte kokainës.

Po ashtu, fuqia e këtij grupi u provua në thënien e njerit prej trafikantëve: "Me më pak se 10 kg, ne nuk lëvizim!’. /albeu.com/

Shtuar më 24/11/2018, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori