FBI-ja shqiptare prej 1 jave ka “zbarkuar” në Portin e Durrësit, kontrolle në 184 kontenierë të importuar

Sërisht kontrolle për drogë në portin e Durrësit. Byroja Kombëtare e Hetimit, strukturat e SPAK, policia e kufirit dhe doganës në bashkëpunim me autoritetet portuale Durrës dhe DVP Durrës janë duke ushtruar prej 1 jave kontrolle në 184 konteniere të importuar në portin e Durrësit.

Burimet bëjnë me dije se po kontrollohen ngarkesat në kontenier dhe strukturat metalike të tyre të cilat pjesë janë ngarkuar me banane te kompanise Banaking.

Pas ngjarjes së fundit me gjetjen e kokainës në kompaninë Banaking, janë ushtruar kontrolle manuele duke i kaluar kontenierët jo vetëm në skaner, por duke u kontrolluar fizikisht dhe me qentë e stërvitur për të nuhatur lëndët narkotike./albeu.com