Pas PD-së, mbledhje urgjente në seli dhe LSI-ja
Bomba e Peter Tiede për të dytën herë ndaj qeverisë shqiptare, me publikimi e audio-përgjimeve për shit-blerjen e votave në zgjedhjet e 2017 në dibër, pjesë e dosjes 184, duket se ka vënë në lëvizje edhe të gjithë strukturat opozitare në vend.

Pas mbledhjes urgjente në selinë blu të Kryesisë së FRPD-së, referuar situatës së rëndë politike në vend, Faxweb.al mëson se një mbledhje urgjenteseli ka filluar pak minuta më parë edhe kryesia e LSI-së.

Nuk bëhet e ditur se cila do të jetë tematika rreth të cilës do të vertiten diskutimet, megjithatë mbledhja e cila ka startuar rreth orës 19.30, bëhet pak orë pas publikimeve të përgjimeve të Bild.
Shtuar më 17/06/2019, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori