Përgjimet/ Ish-zyrtari i qeverisë: Janë muhabete mes miqsh
Ish-Sekretari i Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca thotë se përgjimet e reja të publikuara nga Bild janë muhabete mes miqsh.

Në emisionin Opinion, ai tha se biseda nuk është etike po sipas tij nga pikëpamja ligjore këto përgjime nuk kanë asnjë vlerë.

"Këto janë përgjime nul. Nëse këto janë të vërteta, e vetmja gjë që unë shoh është një bisedë private. Midis ca miqsh, me sa më thonë ka qenë shok klase me Qefalinë ( shefi i policisë). Nga pikëpamja etike, ka një problematikë por është mes miqsh, që ka një mungesë etike. Mund të përdoren dhe këto lloj fjale. Nga pikëpamja institucionale duhen prova dhe fakte nëse kanë ndodhur këto gjëra apo jo. Dëshira e një shefi komisariati nuk do të thotë se do ndodh", tha Plarent Ndreca duke komentuar për përgjimin e tretë të publikuar këtë të mërkurë.
Shtuar më 19/06/2019, ora 23:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori