Përgjimet e reja, zbulohet numri i telefonit të Agron Xhafajt (VIDEO)
Pëlqej
Mbrëmjen e sotme janë zbardhur disa përgjime të reja lidhur me Agron Xhafajn.

Në emisionin “Ajsberg” është publikuar një pjesë e re e papublikuar më parë e audiopërgjimit të gazetarit Jetmir Olldashi.

Pjesa e parë është pjesa kur gazetari dhe dëshmitari Albert Veliu shkojnë në një fshat për të siguruar drogë dhe flasin me kryeplakun dhe pastaj ata nisen drejt lokalit të Agron Xhafajt.

Xhafaj sipas audiopërgjimit nuk gjendej aty.

Prandaj "Babalja" vendos ta marrë në telefon ku e thërret me nofkën “Pasha”.

Albert Veliu: Shoku për mua do qe mirë të takonim atë Agronin, e kam marrë në telefon tre herë

Kështu ‘Babalja’ vendosë ta marrë në telefon Agron Xhafajn ku e thërret me nofkën “Pasha”.

Gazetari Olldashi i thotë se ai e kishte marrë tre herë deri tani dhe nuk ishte përgjigjur.

Olldashi: Po ti e kërkove tre herë atë atje ta merrje dhe në telefon

Babalja i bie në telefon Agron Xhafës.
Shtuar më 21/05/2018, ora 23:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori