Përgjimet/ Llalla takohet me ambasadorin e Italisë
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Republikës së Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo. Në fokus të bisedës ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet strukturave ligjzbatuese në të dy vendet tona.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi shumë i ngushtë, efiçent dhe i suksesshëm ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe italiane, në drejtim të hetimeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, si edhe rolin tepër koordinues të Ambasadës italiane në Tiranë në veprimet konkrete.

Gjatë bisedës, Llalla siguroi ambasadorin italian se Prokuroria në Shqipëri nuk ka në zhvillim asnjë hetim mbi veprimet e Policisë Italiane, pra as në hetimin që Prokuroria e Tiranës po zhvillon këto kohë lidhur me ekzistencën e një pajisje të dyshuar përgjuese.

Për më tepër, Prokurori i Përgjithshëm vlerësoi rolin e forcave të sigurisë italiane në shkëmbimin e informacionit me autoritetet shqiptare për evidentimin, zbulimin dhe vendosjen para drejtësisë të personave të përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale në të dy vendet tona. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori