Ambasadori italian, Fabrizio Bucci, ka reaguar lidhur me përgjimet e antimafias italiane për grupin mafioz të Ndraghetas.
Me një shënim në Twitter, Bucci thotë se Italia është
përkrah institucioneve shqiptare në
luftën kundër
korrupsionit dhe
krimit të organizuar.
Ai thekson se “
polemikat e padobishme e të instrumentalizuara” nuk ndihmojnë në zbulimin e së vërtetës dhe se gjyqtarët duhen lënë të bëjnë punë e tyre në mënyrë të pavarur.
Reagimi
Italia është e, do të jetë gjithmonë,
përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në
luftën ndaj
korrupsionit dhe
krimit të organizuar. Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të
korrupsionit apo të paligjshmërisë.
Nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh. Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët.
Polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës. Të gjithë duhet të angazhohen në
luftën ndaj
krimit dhe
korrupsionit përmes sjelljeve të duhura. Kush do ta bëjë këtë do të ketë përherë mbështetjen e Italisë.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 09:36