Pas mbledhjes me drejtuesit politik të qarqeve, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant
Balla ka dhënë një deklaratë për mediat.
I pyetur nga gazetarët për çështjen e përgjimeve të anti-mafias
italiane,
Balla tha: “
Eurodeputeti që përmendet është mik i vjetër i Lulzim
Bashës e ka pasur edhe në zyrë e ka takuar edhe në Bruksel edhe në Vlorë. Kërkoj të bëhen hetime të thella dhe të plota. Ato që janë përmendur me emër i keni në presidencë dhe miq të kryetarit të opozitës, për të tjera duroni dhe dëgjoni. Ajo që përshëndes është fakti që SPAK do të bëjë verifikime përkatëse dhe do duhet t’i shkojë deri në fund kësaj çështje, që është duke u hetuar nga drejtësia
italiane ”, tha
Balla.
Shtuar më 25/01/2021,
ora 10:44