Përgjimet e Gjermanisë, Bushati premton trajtim në kanale diplomatike
Pëlqej
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati garantoi sot opinionin publik se do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me Gjermaninë dhe se çështja e përgjimeve do të trajtohet në kanale diplomatike.


“Garantoj opinionin publik se ne jemi në kontakte të vazhdueshme me Gjermaninë si një vend partner strategjik, sa i takon ecurisë së Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Shqipëria do ta trajtojë këtë çështje në kanalet zyrtare dhe diplomatike dhe besoj se këtu ndoshta nuk kam se çfarë t’i shtoj më tej asaj që ka deklaruar kancelarja Angela Merkel se ‘çështjet e sigurisë kombëtare janë çështje që gjejnë adresim në kanalet e duhura diplomatike, zyrtare dhe se asnjë prej mjeteve që përdor diplomacia në këtë drejtim nuk ka pse të jetë e përjashtuar”, u shpreh ministri Bushati gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Letonisë, Edgars Rinkëvics, i cili ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare.

Reagimi i ministrit Bushati erdhi pas lajmit të publikuar në revistën gjermane “Der Spiegel”, sipas së cilës Shqipëria ka qenë pjesë e vendeve të rëndësishme për t’u monitoruar edhe para se t’i bashkohej NATO-s në vitin. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori