Përgjimet e "Bild", reagon PD: Rama dhe ministrat rrezikojnë 1 deri në 3 vite burg
Një ditë pas daljes së përgjimeve të reja nga "Bild", sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ish-deputeti Alibeaj dhe sekretari për çështjet ligjore Çlirim Gjata kanë dalë në një deklaratë për mediat duke vijuar akuzat kundër kryeministrit dhe personave të tjerë që dëgjon në bisedat e zbardhura. Bardhi deklaroi se Edi Rama dhe socialistët e tjerë duhet të dënohen me burg, sipas tyre për krimet elektorale në Dibër dhe Durrës.

"Përgjimet janë radiografia e vjedhjes së zgjedhjeve. Durrësi dhe Dibra janë dy krime elektorale që tregojnë se Edi Rama di vetëm të vjedhë. Përgjimet faktojnë se vjedhja e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin tregon se është ngritur nga Rama. Kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal. Damian Gjiknuri, Manja, Dako, Artan Gaçi, Arben Keshi dhe personat e tjerë janë të pa ndëshkuar nga drejtësia, të gjithë janë shpërblyer nga Rama.

Në vend që Ndreu të ishte para drejtësisë, është promovuar si kandidat në Lezhë. Në vend që Dako të ishte në burg, po gëzon pension të qetë politik. Duhet të ishte dënuar me burg Edi Rama dhe kriminelët e tjerë. Prokuroria nuk ka thirrur asnjëherë një politikan që qytetarët e kanë dëgjuar. Nuk mund të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër", tha Bardhi.

Enkelejd Alibeaj tha se Edi Rama dhe zyrtari Arben Keshi që janë kapur nga përgjimet duke biseduar për zgjedhjet dënohen nga Kodi Penal nga 1-3 vite burg për influencim në zgjedhje. “Sekuencat zhvillohen mes kryeministrit dhe një funksionari në ministrinë e Brendshme. Kodi Penal parashikon këtë hipotezë. Përdorimi nga një punonjës që kryen një detyrë shtetërore dhe që e përdor është kryeministri i vendit. Dhe që përdor burime njerëzore dhe dënohet me burg nga 1-3 vite. Pra një funksionar i lartë, pra kryeministri që përdor një funksionar tjetër, i shprehet me superlativa. Neni 320/a, dënon nga 1-3 vite u dedikohet këtyre. Me ligj i ndalohet që të influencojë në zgjedhje. Këto vepra i kanë konsumuar Edi Rama dhe Arben Keshi”, tha ai.
Shtuar më 18/06/2019, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori