Përgjimet e "Bild"? Imeraj e kalon pa përgjigje pyetjet për "spiunin" e dosjes 339
Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës u tregua e rezervuar për të dhënë informacion lidhur me hetimet e nisura për "nxjerrjen e sekretit hetimor" sa i takon përgjimeve të dosjes 339 të publikuara në gazetën "BILD"

Elizabeta Imeraj kishte ftuar gazetarët në një konferencë për median lidhur me një operacion për ndalimin e kontrabandës së automjeteve.

Një gazetare e pyeti nëse kishte persona të dyshuar dhe të proceduar lidhur me nxjerrjen e sekretit hetimor.

"Ne do të themi sot, atë për të cilën kemi dalë për të thënë dhe në raport me atë çështjen për të cilën po flasim. Prokuroria prezanton dhe bën publike ato detaje që nuk hyjnë në rangun e sekretit hetimor dhe bëhen publike në momentin që ne i shohim të arsyeshme pa cënuar hetimin e çështjes. Po e kaloj pa përgjigje pjesën cilët janë objekt hetimi dhe si po zhvillohen hetimet"
Shtuar më 07/06/2019, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori