PERGJIMET/ Gazetari gjerman bën publike sulmet në Facebook (VIDEO)
Pas publikimit të përgjimeve të fundit nga Bild mbi dosjen 184 për zgjedhjet e vitit 2016 në Dibër, gazetari gjerman, Peter Tiede ka reaguar në faqen e tij të Facebook, duke denoncuar ato që ai i quan sulmet me adresa false në profilin e tij të rrjetit social.

Peter Tiede shkruan se është bërë objekt i sulmeve nga profile të rreme në të gjitha faqet zyrtare të rrjeteve sociale që mbajnë emrin e tij dhe shton se ka raportuar e fshirë disa prej tyre.

Publikimet e BIld kanë tronditur jo pak politikën shqiptare dhe opinionin publik.

Në përgjimet e fundit u zbuluan bisedat zhvilloheshin mes ish-ministrit të Energjisë dhe të Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, deputetët e Partisë Socialiste Ulsi Manja dhe Xhemal Qefalia, zyrtarëve të lartë socialiste, drejtuesit të Policisë Bashkiake në Dibër, Robert Aga dhe personave të identifikuar si të lidhur me krimin.
Shtuar më 20/06/2019, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori