Pergjigje negative per rigjykimin e shtate sopotasve
Albeu.com
Gjykata themelore në Shkup të enjten ktheu përgjigje negative në lidhje me rigjykimin e shtatë sopotasve: Zenel Klaiqi i cili është në burgun e Idrizovës, dhe Shaqir Sulejmani, Bashkim Ukshini, Musa Klaiqi, Selman Jahiu, Samet Limani dhe Afrim Ukshini të cilët janë në arrati.
Këtë për “Lajm” e bëri të ditur Skender Klaiqi, vëllai i Zenel Klaiqit, i cili ishte i dëshpëruar nga ky vendim. “Kjo që po ndodh nuk është fare e drejtë. Të enjten gjykata themelore e njoftoi vëllanë i cili ndodhet në burgun e Idrivozës se ka refuzuar kërkesën për rigjykimin e shtatë sopotasve tjerë. Ky vendim nuk është fare i drejtë, vëllai im dhe gjatë të dënuarit tjerë janë të pafajshëm”, tha Skender Klaiqi. Ai shtoi se kishte njoftuar edhe avokatin mbrojtës Vullnet Paçuku i cili për momentin ndodhet në pushim. “Njoftova avokatin mbrojtës për këtë vendim që sjelli gjykata themelore dhe shpresoj që sapo të kthehet të ndërmerr diçka në lidhje me këtë çështje, të ankohet apo të kërkojë që edhe njëher të kthehet lënda. Të gjithë jemi të dëshpëruar nga ky vendim”, theksoi Klaiqi, ku sipas tij edhe shtatë tjerë duheshin të liroen dhe të rigjykohet ky rast si për Sulejman Sulejmani, Samet Lutfiu, Hasan Klaiqi dhe Shaban Limani të cilët kohë më parë u lëshuan në arrest shtëpia dhe në shtator pritet që të fillojë rigjykimi i tyre. “Gykata e apelit dha pëlqimin që edhe shtatë tjerët të lirohen në arrest shtëpiak dhe të rigjykohen por këtë gjë siç duket nuk e ka parë të arsyeshme gjykata themelore”, tha Klaiqi. Demokracia e Re, këtë vendim e vlerëson si dëshmi që gjykata e Maqedonisë nuk funksionon në mënyre të drejtë. “Rrefuzimi i rigjykimit për shtatë sopotasit tjerë dëshmon edhe njëherë se gjyqësia në vend nuk funksionon fare dhe nuk merr vendime në bazë të fakteve dhe dëshmive por merr vendime me bazë politike”, tha Arianit Hoxha, zëdhënës i DR-së. Ai shtoi se më të gjithë e kanë kuptuar se sopotasit janë të pafajshëm dhe për këtë gjë ka fakte dhe argumente. Ndërkaq 11 shqiptarë të fshatit Sopot akuzohen se kanë vendosur një minë në këtë fshat në vitin 2003, ku humbën jetën dy ushtarë polak dhe një person civil. (lajm)
Shtuar më 23/07/2010, ora 10:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori