Vidhet gjatë natës shkolla 9 vjeçare në Shkodër

Shkolla Ismail Qemali në Shkodër është vjedhur gjatë natës.

Mëngjesin e sotëm në ambientet e shkollës kanë shkuar forcat e policisë për të vlerësuar vjedhjen dhe për të hetuar ngjarjen.

Nuk dihet ende se çfarë kanë vjedhur hajdutët nga shkolla 9-vjeçare e as se kush janë autorët. Pritet njoftim zyrtar nga policia. /albeu.com/


Shtuar 20.03.2023 08:34