Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në fshatin
Rrotull, në
Ishëm.
Teksa po drejtonte automjetin tip “
Benz”, 24-vjeçari
Rexhep Dama ka përplasur një 7-vjeçare, e cila pas plagëve të marra ka gjetur vdekjen.
Sakaq, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Informacion paraprak
Më datë 09.03.2018, në fshatin
Rrotull,
Ishëm, Durrës shtetasi
Rexhep Dama 24 vjeç, duke drejtuar mjetin tip
Benz ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A.H. 7 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe arrestimin e shtetasit të mësipërm. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2018,
ora 23:46