Përgjaken rrugët e Shqipërisë, një aksident tjetër në Fushë Krujë
Një aksident tjetër ka ndodhur pasditen e sotme, në Fushë Krujë.

Sipas burimeve mësohet se nga ngjarja janë plagosur 3 persona të cilët janë dërguar për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Një makinë tip Benz është përplasur me një kamion me targa Kumanove, Maqedoni.

Policia ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë sot, pas atij në Kukës ku humbi jetën një grua 59-vjeçare./Albeu.com/


Shtuar më 12/06/2016, ora 18:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori