Arrin në 3 numri i të vdekurve në aksidentin në Gjirokastër-Kakavijë
UPDATE - Një aksident me pasojë vdekjen e 3 personave dhe plagosjen e disa të tjerëve ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vanistër të Gjirokastrës ku si pasojë e një aksidenti të trefishtë ka gjetur vdekjen shtetasi Tahir Bitri dhe një grua, identiteti i të cilës nuk bëhet e ditur ndërsa ka disa të plagosur por ende nuk dihet numri i saktë i tyre.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë një furgon me pasagjerë me targa GJ 253 A dhe dy automjete të tjera ku njëra është me targa TR 64 15 T ndërsa mjeti tjetër është me targa Gj 13 48 B.

Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2012, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori