Përgjakën rrugët, 2 të vdekur dhe 9 të plagosur nga aksidentet tragjike
Dy aksidente tragjike kanë shkaktuar dy viktima dhe të paktën dhjetë të plagosur gjatë ditës së sotme.

Pas aksidentit të Burrelit ku ndërroi jetë një 30 vjeçar, sëfundmi ka ndodhur edhe një aksident tjetër sërish me pasoja tragjike.

Mësohet se në aksidentin e ndodhur në afërsi të Tepelenës është përfshirë një minibus që bënte linjën Sarandë-Elbasan dhe një vaturë, ku udhëtonin dy të rinj.

Përplasja ka qenë e fortë dhe aksidentit nuk mundi t'i mbijetojë 18 vjeçarja Shqiponja Xhaferri, e cila ndërroi jetë sapo mbërriti me helikopter në Tiranë.

plagosur nga ky aksident mbetën 9 persona. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2019, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori