Perfundon tryeza politike: Berisha nuk terhiqem
Albeu.com
Ka qene ora 14:05 minuta kur ka perfunduar tryeza politike ne Presidence. Pre tre ore eshte debatuar dhe palet si Berisha dhe Rama duket se kane qendruar te palekundur ne qendrimet e tyre, sidomos ne piken per hapjen e kutive.
Kjo u la te kuptohet nga Kryeministri Sali Berisha qe vlerësoi se sot se gjatë bisedimeve 3 oreshe që pati me Ramën i njoftoi ketij te fundit se është i gatshëm të bëjë të gjitha kompromiset e nevojshme për çështjet zgjedhore, që kanë të bëjnë me opozitën dhe maxhorancën, por nuk mund të trajtojë problemet që janë me gjykatat. Berisha bëri të ditur se do ti duhet Presidentit dhe eksperteve të ndjekin situatën. Kryeministri Berisha deklaroi për mediat se mbledhja ne tryeza "kjo është një përpjekje serioze pozitive".
“Unë ne këtë takim, të cilin e kam vlerësuar si një përpjekje serioze pozitive, pati një shkëmbim të hapur të pikpamjeve mendimeve të shprehura. Ajo cka ramë dakort është që Presidenti i Republikës të vazhdojë të eksplorojë të gjitha mundësitë e konvergjencave mes cështjeve të bazuara në rezoluten e KE, në materialin përfundimtar të OSBE-ODIHR, sikundër e garantoj edhe Presidentin dhe Ramen që jemi të gatshëm për të gjitha kompromiset për cështjet zgjedhore mes PS e PD”.
Berisha gjithashtu bëri të ditur se i kërkoi kreut te PS të listojë cdo kërkesë të mëtejshme, porse duke i sugjeruar asgjë si hapja e kutive, pasi kjo sipas kreut të qeverisë bie ndesh me gjykatat.
“Unë i kërkova zotit Rama ta listoje gjithë programatikën. Natyrisht unë nuk mund të trajtoj dhe nuk kërkoj të trajtohet problemi që kam me gjykatën sikundër problemet që Rama i ka me Gjykatën e Apelit, kjo është ajo që mund të them, cdo problem që Rama ka me mazhorancën jam i hapur ta trajtoj, por problemet me gjykatat, jo”.
"Unë jam këtu para jush si një njeri i penalizuar në mënyrën më të përsëritur gjatë proceseve zgjedhore nga gjykatat. Nuk i kam bërë kurrë ato probleme ndërpartiake, por i kam mbajtur dhe do i mbaj si probleme mes meje dhe gjykatave, ndaj të cilave jam i detyruar të nënshtrohem", tha Kryeministri Berisha.
Shtuar më 13/02/2010, ora 21:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori