Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Perfundon takimi Topi-Rama, Ruci: Nuk terhiqemi nga hapja e kutive
Albeu.com
Ka përfunduar takimi i kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama me Presidentin Bamir Topi. Lideri i opozitës ka mbërritur në selinë e presidencës rreth orës 12:00 dhe ka qenë i shoqëruar së bashku me kryetarin e Asamblesë Kombëtare Gramoz Ruçi.
Kryetari Asamblesë Kombëtare Gramoz Ruçi, tha pas takimit se PS vazhdon të qendrojë në argumentin e saj se hapja e kutive edhe hetimi i zgjedhjeve është një e drejtë e PS-së, nga e cila selia rozë nuk tërhiqet. "Hetimi për zgjedhjet është i pakufizuar. PS është e vendosur të hyjë në Kuvend kur të behet transparenca e zgjedhjeve. Nuk ka asnjë tërheqje nga PS", u shpreh ai.

Burimet nga presidenca deklaruan se rreth orës 14:30 do të zhvillohet takimi mes kreut të shtetit dhe kryeministrit Sali Berisha. Pas këtyre takimeve pritet të konfirmohet nëse presidenti u ka paraqitur ndonjë draft dokument për të arritur një marrëveshje që do çonte në zgjidhjen e krizës politike në vend.

Në orët e paradites Topi priti në zyrë ambasadorin e delegacionit të Komisionit Evropian Helmut Lohan dhe ambasadorin e Spanjës Manuel Montobbio.
Shtuar më 16/02/2010, ora 20:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori