Perfundon takimi, megjithate dialogu Rama-Berisha nuk ka deshtuar
Albeu.com
Edhe pse në pamje të parë u duk sikur nuk kishte asnjë përparim, duket dialogu mes Berishës dhe Ramës ka një lajm të mirë. Burime nga takimi thanë se ka patur debate dhe replika, por më e rëndësishme është se ky takim nuk mund të quhet i dështuar.Ndërkohë mësohet se pritet një takim tjetër për të cilin dita do të njoftohet.

Kreu i qeverisë Berisha pas takimit theksoi se nuk mund t'i kthehet vendimit të gjykatave.
"Presidenti të vazhdojë të eksplorojë të gjitha mundësitë e konvergjencave për çështjet e bazuara në rezolutën e KiE sikundër e garantova edhe Presidentin edhe zotin Rama se jemi të gatshëm për të gjitha kompromiset e nevojshme për çështjet zgjedhore që janë bilaterale midis PS dhe PD. Unë i kërkova zotit Rama të listojë problematikën dhe ta trajtojë në gjithçka. Natyrisht unë nuk mund të trajtoj dhe nuk kërkoj të trajtohen problemet që unë kam me gjykatën sikundër nuk trajtohen problemet që zoti Rama ka me gjykatën e apelit. Çdo problem që ai ka me mazhorancën jam i hapur ta trajtojmë", theksoi Berisha pas takimit.

Ndërkaq, qendrimi i PS-së pritet të bëhet me dije nga kreu i saj, Edi Rama i cili në orën 15:00 do të japë një konferencë për shtyp nga selia rozë.
Ndërkaq në orën 15:30 pritet një konferencë nga Presidenca.

Takimi

Takimi nisi në 11:00 dhe përfundoi në 14:06.
PS është ulur në tryezë me një memorandum dërguar pak para tryezës. Memorandumi i dërgohej Presidentit Bamir Topi, por në të nuk shkruhej qartësisht kërkesa për "hapjen e kutive".

Kryeministri Sali Berisha ishte i shoqëruar në këtë takim nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi. Ndërsa kryetari i opozitës, Edi Rama shoqërohej nga kryetari i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi.
Shtuar më 13/02/2010, ora 21:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori