Përfundon takimi Kotzias- Bushati në Kretë, çfarë u vendos?
Pëlqej
Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias prej dy ditësh zhvilluan bisedime në Kretë duke u fokusuar në çështjet e hapura dypalëshe.

Mësohet se të dy palët pranuan rëndësinë e dialogut në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dhe ranë dakord për hapat e mëtejshëm që duhen ndërmarrë për të arritur rezultate pozitive duke u mbështetur në vlerat dhe normat evropiane, në të mirë të dy vendeve dhe popujve të tyre.

Bisedimet përbënë një hap të rëndësishëm përpara dhe përpjekjet për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për problemet ekzistuese prej një kohe të gjatë do të vijojnë.

Në dritën e këtyre zhvillimeve, u ra dakordministrat të takohen sërish në Shqipëri në vijim, në mënyrë që të vlerësojnë progresin e arritur dhe të vendosin për hapat e mëtejshëm konkret përpara.

Bashkëlidhur do të gjeni fotografinë nga takimi i përbashkët i dy ministrave. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2017, ora 11:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori