Perfundon takimi i pare i GK per Kosoven
Albeu.com
Ne Vjene u zhvillua raundi i pare i bisedimeve te deshtuara. Perfaqesuesit e GK u mblodhen te merkuren ne Vjene per te diskutuar te ardhmen e procesit te percaktimit te statusit te Kosoves. Perfaqesuesit e pese vendeve anetare te grupit te Kontaktit dhe ai i Rusise, rane dakord qe bisedimet shtese mes Prishtines dhe Beogradit te zhvillohen me ndermjetesimin e treshes: BE, SHBA dhe Rusi. Ndermjetesimi te treshes ishte hedhur si ide nga ministri i Jashtem gjerman Frank Walter Steinmeier ne nje takim me ministrat e jashtem te BE-se. Megjithate, ne takimin e pare ne Vjene te zhvilluar ne nivel te drejtoreve politike per Ballkanin, nuk u arrit marreveshja per kohezgjatjen e bisedimeve.

Takimi i vjenes u mbajt pas pezullimit te çeshtjes se statusit te Kosoves ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se. Kundershtimi Rusise ndaj planit te ndermjetesuesit te OKB-se ne negociatat e para te pasukseshme mes paleve, Martti Ahtisari, qe propozoi pavaresi te mbikqyrur per suksesin, beri qe çeshtja e Kosoves t'i kalohet Grupit te Kontaktit.

Mospajtim

Burime diplomatike ne BE i thane BBC-se pas takimit te pare te Grupit se dallimet mes peseshes perendimore dhe Rusise rreth kohezgjatjes se bisedimeve nuk u tejkaluan dot, meqe perfaqesuesi rus ka kembengulur qe te mos vihej afat per to. Deri tani, diplomatet perendimore kane folur per raund te ri dhe final te bisedimeve qe do te zgjaste 120 dite.

Mesohet se ne takimin e Vjenes jane shkembyer ide per formatin e bisedimeve shtese dhe pritet qe nje vendim me i qarte te dale ne takimet e ardhshme. Burimet diplomatike i thane BBC-se se bisedimet shtese mes Prishtines dhe Beogradit pritet te fillojne, sipas te gjitha gjasave, nga java e pare e muajit gusht, por kjo ceshtje do te percaktohet pas konsultave te kryeqendrave vendimmarrese.

Negociatoret
Mesohet nderkaq se pjese e diskutimeve ne takimin e Grupit te Kontaktit ka qene edhe plani i Martti Ahtisaarit dhe percaktimi i emrave qe do te perfaqesojne treshen ne ndermjetesimin e bisedimeve shtese. Burimet diplomatike thane se as zoti Ahtisaari nuk eshte perjashtuar nga lista e emrave te atyre qe mund te udheheqin me bisedimet. Por vete zoti Ahtisaari ka deklaruar se e ka kryer punen e tij dhe se askush nuk i ka kerkuar ende qe te vazhdoje punen e ndermjetesit per statusin e Kosoves.

Nje zedhenes i zotit Ahtisaari, Remi Dourlot i ka thene BBC-se se zyra e UNOSEK-ut megjithate eshte e gatshme qe te ofroje ndihme. "Mendoj se ideja qe e kemi kuptuar nga Grupi I Kontaktit, pas asaj cfare ka ndodhur ne Keshillin e Sigurimit, eshte se Grupi I Kontaktit do te provoje te filloje jo domosdoshmerisht mbi baza te reja, por do te provoje te gjeje zgjidhje te tjera," tha ai. "ajo per te cilen ne jemi te gatshem eshte nje lloj ndihme...pas pervojes prej 15 ose 16 muajsh te bisedimeve qe kishim me pare. Por na duhet te shohim nese na kerkohet te ofrojme sherbime te tilla". BBC
Shtuar më 26/07/2007, ora 12:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori