Përfundon takimi i Metës me Bashën dhe aleatët, për çfarë u diskutua
Ka përfunduar takimi mes presidentit Ilir Meta, kreut të opozitës Lulzim Basha dhe aleatëve në Presidencë.

Mbledhja zgjati për rreth 90 minuta, takim ky i kërkuar nga presidenti Meta për të diskutuar situatën në vend.

Në letrën e dërguar tre ditë më parë, Meta shprehej: “Nisur nga situata dramatike, në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranueshme, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejt”.

Presidenca do të dalë me qëndrim zyrtar për rezultatet e takimit por gjithashtu edhe Basha sot pritet të dalë gjithashtu me një qëndrim zyrtar nga selia e PD në lidhje me konkluzionet e takimit.

Në fokus të diskutimit të këtij takimi ka qenë çështja dhe ngërçi i krijuar për Gjykatën Kushtetuese.





Shtuar më 19/11/2019, ora 10:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori