Përfundon takimi Basha-Kryemadhi, çfarë pritet të ndodhë
Mënjëherë pas deklaratës së Bashës për djegien e mandateve të PD-së, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shkuar në zyrën e tij për të diskuatuar hapat që do të ndjek opozita.

Takimi disa minutësh është mbyllur dhe sipas burimeve mësohet se në këtë takim është diskutuar qëndrimi që do të mbajë LSI-ja.

Ndërkohë mësohet gjithashtu se në orën 17:00 të ditës së sotme do të bëhet edhe një mbledhje e grupit të LSI-së ku pritet të ndjekin të njëjtën rrugë si PD-ja.

Deputetët e LSI-së kanë reaguar pro dhe kanë mbështetur vendimin e PD-së për të djegur mandatet.

Nga ana tjetër kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se orët në vijim do të mbahet edhe një deklaratë për shtyp në zyrat e kësaj partie./albeu.com/





Shtuar më 18/02/2019, ora 15:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori