Merr flakë në ecje, shkrumbohet makina në Vlorë

Një makinë ka marrë flakë në ecje pasditen e sotme në  bypass-in e Vlorës, në fshatin Kaninë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 17:00, bën me dije policia.

“Automjeti tip “Fiat”, në pronësi të shtetasit B. A., 20 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë ka marrë flakë në ecje”, thuhet në njoftim.

Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./Albeu.com


Shtuar 12.09.2023 19:06