Bashkëpunimi i harruar rikthehet si HIT, bëhet “i gjallë” Rudi Gega: Uroj që Luizi ta fitojë BBV

Ai është një ndër reperet e njohur shqiptarë i njohur për këngën “100 % shqiptar”, por prej disa vitesh Rudi Gega jeton në tokën e largët amerikane ku dhe është bërë një sipërmarrës i suksseshëm.

Rudi aktualisht është rikthyer në vemendjen e mediave, pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP” të këngëtarit Luiz Ejlli, me të cilin ka pasur dhe një bashkëpunim.

Reperi është bërë së fundmi “i gjallë” në një intervistë ku edhe i ka uruar fitoren Luiz Ejllit.

“Unë nuk është se e ndjek shumë, nuk rrëmbehem nga këta që çojnë drona apo bëjnë protesta. Thjesht uroj që Luizi ta fitojë”, tha ai.

Rudi Gega ka folur edhe për arsyen e largimit nga Shqipëria.

“Unë jam larguar herët në 2007 dhe erdha në Amerikë dhe e kisha të pamundër në atë kohë të mbetesha në kontakt pasi platformat sociale nuk ishin të njohur. Paastaj hyra në universitet dhe e kisha të pamundur.

Jeta e showbizit dhe tani, jo vetëm atëherë kishte shumë fallsitet. Ndihesh bosh, ishte fasadë. Duket sikur po humb jetën tate me gjëra që nuk janë si duket. Kjo më bëri të distancohesha nga Shqipëria. Unë nuk jam kundër krijimtarisë, por duhen vlera se të gjithë kemi bërë gabime në fillimet tona. Uën flas për gjeneratën tonë, se kishim një lloj përgjithësie për tekstet që shkruanim, ndërsa më vonë mori për kot”, u shpreh Rudi.


Shtuar 3.02.2023 10:39