Perfundon raundi i pare i bisedimeve
Pëlqej
Albeu.com
Perfundoi raundi i pare i bisedimeve mes Prishtines dhe Beogradit. Takimi i rradhes ne prani te grupit te posacem te OKB-se do te mbahet me 17 mars. Dy ditet bisedime ne Vjene kane materializuar dhe pozicionet e paleve ku Kosova ne platformen e saj ka parashtruar kerkesen per pavaresi, duke garantuar respektimin e te drejtave per minoritetet. Ne krahun tjeter serbet kane dhene si rrugezgjidhje per te mbrojtur komunitetin serb, krijimin e enklavave qe administrohen nga serbet e Kosoves duke mos shkeputur lidhjet me Beogradin. Takimi i rradhes eshte fiksuar ne daten 17 mars, ndersa priten dhe reagimet e para politike si nga serbet ashtu dhe nga kosovaret.

Ne platformen e saj Kosova garanton pjesmarrjen ne vendimmarrjen lokale te komuniteteve te pakices me ane te perfaqesimit, por perjashton kategorikisht formimin apo ekzistencen e strukturave paralele serbe, duke theksuar se cdo gje duhet te varet nga kushtetuta dhe ligjet e kosoves. Deklaratat e paleve rreth ketij takimi me shume teknik sesa politik konsiderohen si baza, ku do filloje dhe kerkimi i pikave te perbashketa ne gjetjen e konsensusit per statusin final te provinces aktualisht nen kontrollin e Kombeve te Bashkuara.
Shtuar më 21/02/2006, ora 16:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori