Përfundon procesi i numërimit në Vlorë, numër i "frikshëm" i votave të pavlefshme
Dritan Leli është rikonfirmuar edhe për një mandat 4 vjeçar në krye të Bashkisë së Vlorës.

Në orët e vona ka përfunduar procesi i numërimit, ku Leli ka marrë 29,724 vota në total.

Ndërkohë që rivalja e Bindjes Demokratike, Valbona Mezini ka marrë vetëm 1825 vota.

Ajo që bie në sy është fakti se numri i fletëve të pavlefshme është më i lartë se sa numri i votave që ka marrë kandidatja e Bindjes.

Në total fletë të pavlefshme kanë rezultuar 1854 vota.

Dritan Leli: 29,724 vota

Valbona Mezini: 1,825 vota

Te pavlefshme: 1,854 fletë
Shtuar më 01/07/2019, ora 22:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori