Nga Muriel te Martial, të gjithë emrat që Juventus po mendon për sulmin

Me të ardhmen e Alvaro Morata ende për t’u përcaktuar, Juventus shikon përreth për të hetuar shtigje të tjera të mundshme që mund t’i japin gola dhe cilësi sulmit të së ardhmes.

Emri që po ngjitet në hierarki dhe i preferuari është ai i Luis Muriel, por “Tuttosport” raporton se edhe emri i Anthony Martial nuk mund të përjashtohet.

Por sipas prestigjiozes italiane, roli i stolit për të zëvendësuar Vlahovic është Arnautovic i Bologna dhe Arek Milik i Marseille, ku ky i fundit është më i vështirë për t’u arritur./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.05.2022 08:00