Perfundon orari zyrtar i votimeve, KQZ: Kane votuar 44 perqind e votuesve ne shkalle vendi
Albeu.com
Sapo ka perfunduar orari zyrtar ivotimeve per zgjedhjet parlamentare 2005.KQZ ben te ditur se deri ne oren 17.00 kane votuar rreth 44% e votuesve ne shkalle vendi, ose 1 milione e 600 mije zgjedhes. Sipas Kodit te zgjedhjeve kutite e votimit nuk do te mbyllen ne qendrat e votimit ku ka ende radhe te gjata te qytetareve qe presin per te votuar. "Ceshtja me e rendesishme eshte transportimi i bazes materiale tek vendi i numerimit te votave. Mund te konfirmoj se procesi eshte zhvilluar normalisht. Por paralajmeroj se te gjithe shkelesit e ligjit, do te vuajne pasojat e tij menjehere pas perfundimit te zgjedhjeve", tha ne nje konference per shtyp, zedhenesi per shtyp i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Erton Sinani. Ne lidhje me incidentet e shumta qe kane denoncuar sot mediat, Sinani u shpreh se "zakonisht KQZ perballet me nje numer te madh protestash, por mund te vertetoj se ne asnje rast nuk eshte cenuar integriteti zgjedhor". Ai tha se procesi i numerit te votave do te filloje pas ores 22 te mbremjes duke shtuar se siguria e shoqerimit te materialeve zgjedhore eshte e larte. "Ne lidhje me dorezimin e materialit zgjedhor ne kohe bej thirrje qe partite te tregojne bashkepunim, sidomos komisioneret qe te perfundoje me sukses dhe kjo procedure. Theksohet se partite politike e kane thyer heshtjen zgjedhore", perfundoi deklarate per shtyp, Sinani. BW
Shtuar më 04/07/2005, ora 00:20
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori