Pas vetëm 11 ndeshjesh Forlan shkarkohet nga posti i trainerit

Skuadra uruguaiane Penarol ka shkarkuar trajnerin Diego Forlan.

Aventura e ish-futbollistit në krye të stolit zgjati vetëm 11 ndeshje ku fitoi 4, humbi 4 dhe barazoi 3 herë.

Pasi u shkarkua Forlan, Penarol njoftoi se kanë emëruar Mario Saralegui përsëri për herë të tretë si trajner i klubit.

“Unë kam vetëm fjalë mirënjohjeje dhe vlerësimi për punën që bëri Diego Forlan deri dje”, tha presidenti i klubit Dr. Jorge Barrera në një konferencë shtyp.


Shtuar 2.09.2020 14:30