Përfundon numërimi, këto janë emrat e fituesve të sekretariateve në PD
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike njofton se ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjet e sekretariateve pranë këtij institucioni.

Kështu juristi Çlirim Gjata u zgjodh Sekretar për Çështjet Ligjore , ndërsa Ivi Kaso u zgjodh Sekretar për Çështjet Zgjedhore.

Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar të partisë Demokratike, u zgjodh Gazmend Bardhi, ndërsa Sait Dollapi u zgjodh Sekretar Organizativ.

Edhe Ervin Minarolli u bë pjesë e sekretariatit, pasi u zgjodh Sekretar për Burimet Njerëzore të këtij këshilli.

Shtuar më 19/01/2019, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori